Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë, Oliver Varhelyi ka kërkuar nga Serbia dhe Kosova që të ulin tensionet, pas situatës së fundit, ku një grup i terroristëve serbë ka kryer sulm ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Vahrley ka thënë sot në Tiranë se të gjithë autorët e sulmit duhet të përgjigjen para drejtësisë, teksa i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të bashkëpunojnë lidhur me këtë çështje.

“Qëndrimi ynë ka qenë shumë i qartë, ne duhet të kemi ulje te tensionit mes Beogradit dhe Prishtinës. Duhet që të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate duke vënë në zbatim marrëveshjet, përfshi ato në Ohër. Të gjithë autorët duhet të përgjigjen para drejtësisë, dhe autoritetet serbe duhet të bashkëpunojnë në lidhje me këtë çështje”, ka thënë ai.
Me tutje, Varheley ka thënë se duhet që të ndryshohet mendësia në mënyrë që të mos humbet Ballkani Perëndimor.

“Një mendim personal, për aq kohë sa Ballkani e mendon këtë zonë me totalen zero, duhet të ndryshojë mendësia. Duhet të ndryshojë mendësia sepse ai që humbet është Ballkani Perëndimor Duhet të dalim nga ky qark. Dhe ky qark mund të thyhet vetëm nëse ne kemi dialogun Prishtinë Beograd”, ka thënë tutje ai.