Rrëzimi i shenjës së lajmërimit “vendkalim i shënuar për këmbësor” paraqet rrezik për nxënësit e të dy shkollave të qytetit të Podujevës, pasi shenja e rrëzuar gjendet në afërsi të Sh.F.M.U. “Enver Maloku” dhe Sh.M.T. “Fan S. Noli”.
Në foton e dërguar në redaksinë e portalit “Llapi.info” nga një lexues i portalit, shihet shenja e rrëzuar në afërsi të vendkalimit për këmbësor./Llapi.info