Një aksident trafiku ka ndodhur rreth 30 minuta më parë në magjistralen Podujevë- Prishtinë, përkatësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës, raporton Llapi.info. Lajmin për portalin Llapi.info e ka bërë të ditur një burim i portalit nga terreni.
Sipas burimit, në aksident kanë qenë të përfshira një veturë e tipit Mercedes 190 dhe një furgon, i cili ka goditur veturën Mercedes 190 duke e larguar nga rruga kryesore.
Mësohet se shkaku kryesor i aksidentit ka qenë kushtet e vështira atmosferike dhe vështirësia për të parë rrugën.
Nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka dalur në vendin e ngjarjes.
Llapi.info orë më parë raportoi edhe për një aksident trafiku që kishte ndodhur sot rreth orës 15:00 në fshatin Dumosh, me ç’rast kishin mbetur të lënduar dy persona./Llapi.info