Shkruan: Fatmir Halimi

fatmir halimi

VARGU POETIK THIRRJE PËR NDJESI LIRIKE

Veprat poetike“ Falma këngën varg “ e Drita Kosumit – Syla na vjen fuqishëm para lexuesve, me një varg të përpunuar mire artistikisht e letrarisht.

Vargu poetik i autores Syla është një thirrje për ndjesi lirike. Ajo perms këtyre poezive sjell motive të ndryshme të inspiruara nga jeta dhe përditshmëria jonë.

Libri është i strukturuar në tre cikle: cikli i parë – Dritë e lirisë është i përmbushur me poezi përkushtimesh, kryesisht për heronjët dhe dëshmorët tanë të luftës së fundit si ;Dritë e lirisë kushtuar dëshmorit S.Krelanit,
Ushtarit, Vrasjeyjesh, për dëshmorin Ilaz Kodra, etj.

Nuk mungojnë poezitë përkushtuese as përnjerëzit e zemrës së saj siç është poezia Malli që I kushtohet babait të saj.

Në ciklin e dytë: Leri sytë të lire dominojnë poezitë me motive nga dashuria e idilja, ku autorja para lexuesve shfaq një botë të brendshme shumë të pasur, plot ndjenja e emocione për të dashurin, por edhe për të dashurit e afërm të saj. Me një ndjesi të hollë lirike e idilike janë ndërtuar poezitë si: Mëprit, Nënstrehë, etj.

Me po këtë motiv është edhe poezia Le të thonë; që shpreh një shpërthim të forte emocional

“Le tëthonë, dheqfarëtëdonë
Është e krisur e tmerruar
Sall mos të thonë
Katrokitur ne port tëgabuar.”

Po në këtë cikël bëjnë pjesë edhe poezitë Loti imallit (për nënën), Blerim i blertë (vendlindja) etj.

Ndërsa, cikli i tretë: Loti rrin në sy është i mbushur me më pak poezi, të cilat si motiv kanë jetën e mërgimtarit, ku përveç tjerash janë edhe poezitë për Kosovën.

Poetja Syla për ndërtimin e vargut të saj përdorë gati të gjitha figurat dhe tropet stilistike si krahasimin, epitetin, parabolën, metaforën e të tjera.

Autorja përmes veprës Falma këngën varg na dëshmon se ka një pjekuri të vargëzimit poetik, dhe se na përshfaqë një vetëdije të lartë artistike.