Komuna e Podujevës ka nisur procedurat e prokurimit për ndërtimin e rrugës lidhëse nga magjistralja Podujevë – Prishtinë, me rrugën “Vëllezërit Frashëri”, shkruan Llapi.info.
Sipas njoftimit, për këtë projekt, komuna ka parashikuar t’i shpenzojë 983 mijë euro.
Ndërkohë, muaj më parë, është publikuar edhe projekti i kësaj rruge.
Në pamjet që ka publikuar drejtori i Urbanizimit, Leutrim Krasniqi, shihet se rruga nacionale Prishtinë – Podujevë, do të lidhet me një pjesë jo fort larg qendrës.
E njëjta do të jetë e kryqëzuar me rrugën buzë lumit Llap, e cila çon tek xhamia e qytetit – konkretisht afër “Interex-it”.
/llapi.info/