Trajneri i Llapi, Tahir Batatina, ka reaguar pasi lojtari i tij Muhamet Hyseni shënoi në debutimin e ëndrrave për Kosovën.

Hyseni realizoi golin e barazimit për Kosovën ndaj Zvicrës. Paraqitje të mirë pati edhe lojtari tjetër i Llapit, Ilir Krasniqi.

E Batatina ka thënë se shumë persona nuk i kanë besuar e tash po ndjejnë xhelozi për të.

“Urime për paraqitjen dinjitoze dhe luftën për fanellën e shtetit që me gjak e krijuamSuper paraqitje nga djemtë e Superligës, në veçanti ajo e Ilir Krasniqit por ajo çka duhet të përgëzohet është paraqitja e sulmuesit të skuadrës sime, Muhamet Hyseni. Golin e parë në fanelën e Kosovës e shënoj një super gol. E di se shumë persona nuk më kan besuar me vite por tash vetëm mund të xhelozojnë dhe me mbajt inate personale sepse përndryshe u dëshmua edhe një herë se jo rastësisht këtyre djelmoshave iu kam besuar dhe tash po na bëjnë krenar”, ka shkruar Batatina.

Ai edhe një herë është zotuar se kur t’i jepet mundësia për ta drejtuar Kosovën, do ta kualifikojë në Evropian ose Botëror.