Klubi nga Podujeva, KF Llapi, ka njoftuar se është shtyrë për 30 minuta ndeshja mes Llapit dhe Malishevës, raporton Llapi.info.
Sipas njoftimit, delegatët kanë ardhur në këtë vendim për shkak të erërave të forta.
“Personat zyrtar të ndeshjes, Delegati dhe gjyqtari kryesor kanë vendosur ta shtyjnë ndeshjen për 30 minuta për shkak të erës së madhe. Pas 30 minutave nëse erërat janë të mëdha ndeshja mund të shtyhet për ditën e nesërme”, thuhet në njoftim.
Erërat e forta janë duke vazhduar në Podujevë që nga dita e djeshme.
.