Skuadra e Llapit është befasuar në shtëpi nga Malisheva, duke u mposhtur me rezultat 0-1, raporton Llapi.info.
Mysafirët malishevas e nisën mjaft mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 6’ me anë të Agon Xhakës.
Përkundër pjesës së parë, ajo e dyta në “Zahir Pajaziti” nuk solli asnjë gol – edhe pse të dyja ekipet zhvilluan ndeshje të hapur me disa raste shënimi. Epilogu përfundimtar i ndeshjes ishte 0-1 në të mirë të mysafirëve.
Me këtë humbje, Llapi aktualisht e gjen vetën në pozitën e dytë me 28 pikë të tubuara, kurse Malisheva ka 23 sosh dhe pozicionohet në vendin e katërt.
Në xhiron tjetër, Llapi do të ketë punë me liderin, Ballkanin, e në anën tjetër, Malisheva pret Lirinë e Prizrenit.
/llapi.info/