Llapi i ka shkaktuar humbjen e parë Ballkanit këtë edicion në Albi Mall Superligë, pasi e ka mposhtur me rezultat 5-3.
Vetëm pas gjashtë minutash lojë, Llapi gjeti golin kur Hamdi Namani realizoi me kokë për 1-0.
Llapi nuk u ndal dhe në minutën e 16-të realizuan golin e dytë, me Muhamet Hysenin që realizoi nga afërsia pas asistimit nga Valmir Veliu për 2-0.
Megjithatë Ballkani u rikthye në lojë, me golin e Nazmi Gripshit që realizoi nga penallti në minutën e 26-të për 2-1.
Kampioni në fuqi arriti të barazonte rezultatin në minutën e 40-të, me Albin Berishën që shënoi pesë minuta para fundit të pjesës së parë për 2-2.
Por vendasit nuk u dorëzuan dhe në minutën e 45-të Hamdi Namani doli sërish në skenë duke realizuar një gol spektakolar për 3-2.
Me epërsinë e ngushtë të Llapit 3-2 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Pjesa e dytë ishte më e qetë se sa e para dhe për të parë golin e parë në këtë fraksion loje u desh të pritet minuta e 72-të.
Muhamet Hyseni fitoi një penallti ku vet e ekzekutoi dhe realizoi për mrekulli për 4-2.
Krejt në fund të ndeshjes, Arbnor Ramadani dhuroi një asistim fantastik për Ahmed Januzin i cili realizoi për rezultatin 5-2.
E në minutën e 95-të, Albin Berisha realizoi golin e tretë për rezultatin përfundimtar 5-3.
Me këtë fitore Llapi ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 31 pikë, shtatë më pak se Ballkani që ka dy ndeshje më pa të zhvilluara se llapjanët.
Ndeshjen e ardhshme Llapi e luan në udhëtim te Liria, derisa Ballkani para tifozëve të vet pret Prishtinën.