Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur sot rreth marrëveshjes për energjinë në Veri dhe për pagesën e saj në atë pjesë të vendit nga 1 janari 2024.

Tahiri ka thënë se pritet të shihet se si do të shkojë një marrëveshje e tillë, megjithatë ka thënë se AAK-ja përkrah çdo vendim të Kurtit për shtrirje të sovranitetit në Veri të Republikës së Kosovës, përfshirë edhe çështjen e energjisë elektrike.

Ai ka thënë se nuk e ka problem që t’i thotë Kurtit “bravo” .

“Tek energjia, është një marrëveshje të cilën e presim se si do të shkojë. Qëndrimi i AAK-së është i thjeshtë, ne mbështesim në çdo veprim që Albin Kurti e bon në shtrirjen e ligjshmërisë në Veri të Kosovës, përfshirë edhe këto. Dhe për këtë nuk e kam problem me i thanë aferim. Aferim absolut, për cdo veprim”, ka thënë Tahiri.