Komuna e Podujevës ka bërë ftesë publike për disa biznese në Podujevë për aplikim për pajisje pune, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit, bizneset do të mbështeten me 100 pajisje pune.

“Makina qepëse e drejtë kompjuterike, makina qepëse Overlluk, kompresor 500L, sharrë, ngritës me krikët për veturë, makinë për balancim të gomave, aparat saldimi”, janë pajisjet që bizneset mund të aplikojnë për t’u mbështetur me to.

Në njoftim është bërë e ditur se aplikimi fillon me  datë 10.1.2024 dhe mbaron më 30.01.2024. Dokumentet për aplikim mund të merren pranë Drejtorisë për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik dhe ato dorëzohen në zyrën e shërbimit të qytetarëve në Komunën e Podujevës.

Duke klikuar këtu, mund t’i lexoni kushtet që duhet plotësuar për këtë ftesë./Llapi.info