Abdullah Haziri, ish ushtari i UÇK-së dhe FSK-së, tani këshilltar i ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë një lajm fantastik për banorët e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Haziri në një shkrim të tij ka theksuar vizionin dhe përkushtimin që ministri Maqedonci ka pasur në vazhdimësi, edhe në detyrat tjera që i kishte në të kaluarën.

Aty theksohet se ngritja e kapaciteteve të FSK-së në Zonën e Llapit dhe Gollakut, tashmë ka nisur edhe përfundimin e procedurave.

Në këto dy rajone që shtrihen përgjatë kufirit me Serbinë, do të ndërtohen kazerma ushtarake, me qëllim të përforcimit të vijës kufitare.

Derisa, krahas kësaj edhe fshati Dumosh shumë shpejt pritet të bëhet me aeroport modern, një tjetër projekt i madh i kësaj ministrie.

Shkrimi i plotë nga Abdullah Haziri:

Ministër me një vizion të çartë. Vizionin e tij mund ta dëshmoi unë si Këshilltar Politik, por edhe i gjithë stafi i Kabinetit të tij, rasti i vërshimeve në Shqipëri në janarin e vitit 2010 i ka dëshmuar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në menaxhimin e situatave.

Me Ministrin Ejup Maqedonci kemi punuar së bashku derisa sa unë i kam plotësuar kriterin e moshës për pensionim nga Fsk-ja. Ministri i Mbrojtjes me të marrë detyrën së pari ka bërë një vlerësim të sigurisë të zonave kufitare mes Kosovës dhe Serbisë me fokus të veçantë pjesën veriore të Mitrovicës dhe pjesën verilindore qe lidhë rajonin e Llapit dhe Gollakut.

Pas vlerësimit të bërë të gjendjes kufitare më 19 shtator 2023 kemi filluar në përgatitjen e dokumenteve se si të planifikojmë në zgjerimin e Infrastrukturës ushtarake edhe në ato zona ku nuk ka shtrirje të forcave ushtarake të FSK-së. Ky dokument është përfunduar dhe është arsyetuar edhe në instanca tjera në detale me informacione te plotësura dhe mund të realizohet në afatin sa më të shkurtër të mundshëm.

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pasur të drejtë në vlersimin e sigurisë në këto zona, ngase me shtetin serbë kemi një vijë kufitare prej 381 km gjatësi , ku 177 km gjatësi kufitare ka rajoni i Llapit dhe ai i Gollakut dhe nuk është i mbuluar me asnjë Kazermë Ushtarake.

Gjatë periudhës sa ishim në TMK- së, keto dy rajona kanë pasur Kazerma ne Fsh. Batllave, Fsh. Vranidoll, Fsh. Llukar dhe në Tokë Bashqe Prishtin, pas formimit të FSK- së këto lokacione janë liruar nga ushtarët e që ishte një planifikim jo i mirë. Vizioni i menduar i Ministrit të Mbrojtjes E.M para se të ndodhte rasti i 24 shtatorit 2023 në Fsh. Bajnskë doli të jetë i vërtetë, ku grupet terroriste serbe të mbështetura nga shteti serbë atakuan sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosoves. Kjo sipas vizionit të Ministrit të Mbrojtjes nuk do të thotë që ka përfunduar gjithçka nga hegjemonia serbe, andaj Ministri i Mbrojtjes në fokus i ka edhe këto dy rajone (Llapin-Gollakun) në Objektivat e tij duke marrë bazë shtrirjen e forcave serbe për rreth kufirit me Kosovë duke mos e përjashtuar rastin e Bajnskês që mund të ndodhë edhe në zonat tjera për rreth kufirit me shtetin serbë.

Respekt M.M Ejup Maqedonci për vizionin e juaj: Do të jemë në shërbim të vizionit tuaj në të mirë të atdheut.

A.H-Duli