Musah Hamiti, 66 vjeçar, i cili është nga Gjilani, para pak ditësh është zhdukur.

Demokracia.com nga burime brenda institucioneve të sigurisë ka mësuar se zhdukja e tij është raportuar në Policinë e Kosovës nga bashkëshortja e tij.

Musah Hamiti dyshohet se kishte me vete rreth 80 mijë franga zvicerane në momentin kur është zhdukur në rrethana ende të paqarta.

recommended by

KETO BLACK
Bëj këtë një herë në ditë dhe humb 17 kg në 3 javë
MËSO MË SHUMË
Zhdukja e tij është raportuar në Policinë e Kosovës para 6 ditësh, më 10 janar 2024.

Hamiti, siç mëson Demokracia.com, ishte liruar nga qendra e paraburgimit në Hajvali vetëm një ditë para se të zhdukej.

I zhdukuri mësohet se ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe psiqike.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i krimeve të rënda.

Institucionet e sigurisë janë duke i zhvilluar hetimet dhe kërkimet për gjetjen e tij.