Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës është duke zhvilluar një aksion në Fushë Kosovë, për lirimin e dy pronave kadastrale, më saktësisht, pompat e derivateve “Patroni” dhe “Kastrati”.

Ndërkohë që deri tash pompa ‘Patroni’ është bllokuar me shirita, duke mbetur jashtë funksionit.

Ndonëse pronari kërkoj që të mos mbyllet puna e restorantit dhe pompës deri në një vendim tjetër, kjo nuk është marrë parasysh nga zyrtarët e Ministrisë së Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës, të cilët deklaruan se janë duke zbatuar vendimin.