Komunarët e Podujevës i kanë hequr mjetet nga 15 projekte që ishin paraparë për sivjet dhe janë ridestinuar në 15 projekte të tjera. Sipas tyre, mjetet janë hequr nga ato projekte ku u kanë tepruar dhe janë ridestinuar në ato që kanë pasur mungesë.

Shuma totale që është ridestinuar në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal është 247 mijë e 983 euro.

Në disa raste këto mjete janë hequr nga asfalti dhe janë rialokuar po për asfalt./Koha.net