Ish-kampioni i peshave të rënda, Anthony Joshua, ka mposhtur Francis Ngannou të premten në Riad të Arabisë Saudite, duke fituar ndaj kundërshtarit me nokaut në raundin e dytë.

Joshua e rrëzoi Ngannoun në raundin e parë, derisa në raundin e dytë me një goditje të fuqishme me të djathtën e la pa ndjenja kundërshtarin, derisa gjyqtari e ndërpreu ndeshjen menjëherë.

Ndeshja është zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, në kuadër të peshave të rënda.

Nga ko përballlje, Joshua ka fituar mbi 30 milionë funte, ndërsa Ngannou 16 milionë.