Nexhmedin Osmani – biznesmen nga Podujeva por që jeton në Munhen të Gjermanisë, ka vazhduar traditëm e tij të ndarjes së ndihmave për familjet në nevojë, shkruan Llapi.info.

Sikur edhe në të kaluarën edhe në këtë Ramazan, Osmani, përmes donacionit të tij dhënë për Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, ndau 100 pako ushqimore dhe veshmbathje për 100 familje.

Veçantia e donacioneve të biznesmenit llapjan, edhe sivjet ishte që të gjitha familjet përfituese të jenë nga Komuna e Podujevës.

Kjo u bë e ditur edhe në njoftim në faqen zyrtare “Jetimat e Ballkanit”, në Facebook.

/Llapi.info/