Të rralla janë rastet kur tre pjestarë të një familje punojnë në të njëjtin vend.

E përveç vendit të njëjtë të punës, veçanti tjetër e kësaj familje është se të tre janë ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Liridon, Pajtesa dhe Sahade Islami, famije nga Podujeva, kanë publikuar fotografi së bashku të veshur në uniformën si ushtarakë të Republikës së Kosovës.