OP FAPOL ishte njëra nga fabrikat më të mëdha që i kishte Kosova.

Kjo fabrikë e cila gjendej në Podujevë ishte strehë për mijëra punëtorë llapjanë.

Mirëpo, ajo u shit në tetor të vitit 2014, shkruan Llapi.info.

E shitja e saj krijoi paknaqësi të mëdha – sidomos tek ish punëtorët.

Kjo për shkak që vetëm toka që posedonte u shit për më pak se 800 euro ari – ani se ishte e vendosur në njërën prej vendeve më të shtrenjta të Podujevë.

Në një shkrim të tij, veprimtari Arsim Thaci ka rikthyer edhe njëherë mënyrën se si u arrit provatizimi i kësaj fabrike.

Shkrimi i plotë:

AGJENCIONI KOSOVAR I PRIVATIZIMIT,

me 01.10.2014    Privatizon    OP  “FAPOL” – PODUJEVË

Pothuajse kanë kaluar gati 10 vite nga “privatizimi”  i egër

i Organizatës Punuese    OP “FAPOL” në  Podujevë.

Kjo organizatë punuese kishte sipërfaqe prej 7 hektarëve, apo 700 ari, me dy njësi punuese:

  1. “FAPOL” me 4 linja prodhuese : 1.Vija e presimit KRONE ,
  2. ALLMANI, 3.SKOBALITI , 4. LLAMINIMI dhe njësia tjetër
  3. “ARMIPOL” me 4 linja të prodhimit të shtyllave nga poliesteri.

Me 01.10.2014 me vendimin nr.1986 / PRNO23, krejtë ky aset shtetëror është shitur në vlerë prej 555.000 [euro].

Pagesën prej 20% e kanë marë vetëm 83 puntorë, ndërsa numri i përgjithshëm i puntorëve që kanë punuar prej themelimit e deri në privatizim sillej mbi 200 puntorë.

– Sipas llogaritjeve të përafërta i bie që secili prej këtyre 83 puntorëve ka mar mesatarisht nga 1.337 euro, dikush më shumë e dikush më pak , varsisht nga përvoja e punës!

Mbi 200 puntorë tjerë që gjëja se nuk i kanë plotësuar kushtet nuk kanë mar asnjë cent!

Brenga nuk qëndron te pagesa prej 20% = 111.000 euro, por te vlera e ultë e “shitjes” ku 1 ari është paguar me 792 euro e 85 cent !

Në kët mënyrë, jo vetëm në Podujevë, por në gjithë Kosovën është bërë një privatizim i egër ku me mijëra asete shtetërore janë privatizuar.

E sot gjithë ne jemi duke e pa se çka ka ndodhë pas privatizimit të shumë gjiganteve prodhuese kosovare.