Futbollisti dhe kapiteni, Benjamin Emini është i lumtur që i’a siguroi fitoren Llapit me rezultat 1:0 kundër Besës.
“Ishte një ndjenjë e madhe, sepse ai golë vlen tri pikë. E kërkuam fitoren me ngulm dhe mundi u shpërblye. Ishte shumë e vështirë, sepse Besa ka një ekip mjaft të fortë, po në këtë ndeshje kërkuam tri pikë dhe në fund i’a arritëm”, ka thënë Emini për gazetën kombëtare “Bota sot”, transmeton Llapi.info.
Llapi sërish vendas, tani pret Vushtrrinë. A pret edhe tri pikë pa vështirësi? “Prapë e kemi në Merdarë. Nuk ka kundërshtarë të lehtë, pres një ndeshje të mirë dhe sigurisht me ngulm do t’i kërkojmë tri pikë”, ka thënë Emini.
Llapjanët u ngritën në vend të katërt me 17 pikë, duke iu afruar edhe kreut, kurse Besa është e gjashta me 14 pikë të tubuara.