Nexhmi Muçiqi nga Llapashtica e Podujevës, është njëri nga shqiptarët që sot e kësaj dite angazhohet fuqishëm për kombin tonë.

Si kryetar i Shoqatës së Shqiptarëve të Çamërisë, është vetëm njëri nga angazhimet e tij për fuqizimin e shqiptarëve çamë që jetojnë në Greqi.

Muçiqi dashurinë për kombin dhe vlerat e tij – si Ushtria Çlirimtare të Kosovës i shfaq kurdo që shkon.

Zyrja e tij e mbushur me emblemën e UÇK-së dhe fotografi të Komandantit Zahir Pajaziti, vizita të shpeshta në shtëpinë e Adem Jasharit në Prekaz dhe miqësia me figura patriotike si Adem Demaçi, janë disa nga simbolet e mënyrës eë angazhimit.

Po ashtu fjalime të shpeshta në Kuvende të ndryshme – si ai i Shqipërisë për të folur mbi gjenocidin e grekëve ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

Kujtojmë që në odën e Muçiqit në Llapashticë, me t’u liruar nga Haga, Nasim Haradinaj bashkë me shumë ish-luftëtarë ishin për vizitë.

Nexhmi Muçiqi ishte edhe për vizitë në Hagë për t’i takuar miqtë e tij – ish-krerët e luftës që po mbahen nga Gjykata Speciale.

/Llapi.info/