Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash te hekurudha në Prishtinë, ku treni dyshohet se ka goditur një këmbësore.

Mësohet se viktima, V.S., është 20-vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, e reja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në spital.

“Rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën për një aksident në lagjen Lakrishtë. Aksidenti ka ndodhë në hekurudhë ku kanë qenë të përfshirë një tren dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar këmbësorja e cila është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut“.