Pak hapa larg shtëpisë së tij, është shtatorja e cila në vete bartë emrat e shtatë familjarëve të tij, të cilët i privoi nga jeta ushtria serbe në luftën e fundit.

Prindërit, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tij u vranë e u masakruan në mëngjesin e 28 marsit të vitit 1999 së bashku me anëtarët e familjes Bogujevci, ku edhe ishin të strehuar.

Thuajse çdo ditë përgjatë këtij shtegu, Enveri mbi supet e tij bartë peshën e një dhimbje të madhe të cilën e vuan në vete tash e 21 vite.

Përkrahë tij, janë Mimoza dhe Arbëri dy nga 4 fëmijet e tij që erdhën në jetë pas mbarimit të luftës, të cilëve u janë përtrirë emrat e fëmijëve që jeten ua moren pamëshirshëm serbët.

Këto fotografi të gdhendura, janë dëshmi e asaj që serbët nuk kursyen asgjë dhe askë … derisa ushtruan gjenocid edhe mbi më të voglin e kësaj familje, Albionin.

Ish- ushtari i UÇK-së, rrëfen për tmerrin që përjetoi përgjatë luftës në të cilën humbi më të dashurit e tij.

Pa e ditur se ajo do të ishte dita e fundit për familjen e tij, Enveri kishte marrë rrugë për tu furnizuar me ushqime, kjo me qëllimin që mos të vuanin nga uria në ato ditë të vështira.

Ndonëse nuk kishte shumë muaj që atë kohë në jetën e tyre u erdhi Albioni, disa muaj më vonë u kthy në një kufomë nga serbët, duke u vrarë në duartë e nënës së tij!

Kur ndjen mallë të tepërt për nënën dhe bashkëshorten e tij, Enveri çmallet me këtë mindil dhe këtë orë, që i mbeten kujtim nga to.

Krahas rrëfimit, Enveri thotë se lajmin e trishtë për humbjen e familjes, përmes një letre ja përcolli Saranda Bogujevci e mbijetuara e kësaj masakre….

Enveri nuk gjente asesi rehati pas këtij lajmi të trishtë, kishte ditë pa ngrënë, ai ishte në kërkim të një mundësie për të takuar Saranden, ndoshta me shpresen se ajo do ta mohonte lajmin për vdekjen e familjarëve të tij.

Rruga deri tek Saranda, ishte shumë e vështirë … pasi që gjithandej kishte paramilitarë serb, por që Enveri mori rrugën në këmbë duke kaluar disa fshatra për të takuar 13 vjeçaren që me sytë e saj pa gjithçka.

Saranda arriti t’iu shpëtonte shumë plumbave, përjetim ky që për të nuk është zbehur kurrë, por veçse është rënduar me kalimin e viteve.

Saranda në këtë masakër që ndodhi në oborrin e shtëpisë, humbi nënën, gjyshen dhe dy vëllezërit më të vegjël, e po ashtu edhe gruan dhe vajzën e axhes.

Enveri nga Prishtina, u nis për në Podujevë, kjo pasi që kishte dëgjuar për disa kufoma në një varrezë, e që kishte gjasa të ishin të familjarëve të tij.

Me lotë në sy, tregon se qëndroi me orë të tëra afër varrezave të tyre, derisa përmend faktin se pa gjymtyrët e tyre.

Atë kohë 13 vjeçe, Saranda fatmirësisht mbijetoi por plagët që iu shkaktuan thotë se i jeton përditë, dhe nuk do t’i harrojë përjetë.

Saranda, tregon për torturat që përjetoi atë kohë, duke qëndruar në spital nga 28 marsi deri në mbarimin e luftës,

Këto duar ishin kaq të njoma kur përballë kishin paramilitarët serbë, ndërsa sot ato mbi vete bartin guximin e një femrë që tashmë është e gatshme t’i bëjë ballë secilës sfidë.

Derisa qëndroi në spital, si nënë të dytë e gjeti Kumrie Jusufin e cila atë kohë ishte në spital së bashku me djalin e saj e cila ankonte për disa probleme shëndetësore.

Gruaja nga Mitrovica e cila nuk kurseu asgjë gjatë kësaj kohe, tregon për gjendjen e Sarandës dhe vuajtjet që ajo i përjetoi gjatë qëndrimit në QKUK.

Periudha e luftës e lehtë nuk ka qenë as për të, ajo tregon se për javë të tëra familja e saj nuk e dinin që ajo është gjallë.

Pas mbarimit të luftës, Enveri u martua ku u bë përsëri baba i 4 fëmijëve ..

Thotë se janë gëzim në vete, porse tashmë gjithçka është më ndryshe …

Ndonëse është afër pensionimit, ai jeton me shpresen se drejtësia një ditë do të vuloset dhe secili serbë të marrë dënimin e merituar …