Skuadra e Llapit ka barazuar 1-1 në udhëtim ndaj Dukagjinit, duke lëshuar kështu dy pikë në rrugën për titull kampion në Superligë.

Pas këtij barazimi, Llapi mbeti katër pikë larg kreut të tabelës, ku aktualisht ndodhet Ballkani.

Beqir Batatina, presidenti i Llapit ka bërë një reagim të shpejtë pas barazimit, duke thënë “se është mirë me iu tregu se kë po duan ta bëjnë kampion”.

Ja postimi i tij:

“Turp iu koftë… Është mirë me na tregu kon po doni me bë Kampion. A ka drejtësi o FFK”, tha Beqir Batatina në statusin e tij.