Komisioni i garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka konstatuar se ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë ka qenë e kurdisur.

Ulpiana dhe Vllaznia e Pozheranit janë përjashtuar nga Liga e Parë e Kosovës, si pasojë e këtij konstatimi nga FFK

“Në lidhje me akuzën që mu ka bë m’u dhe dy bashkëlojtarëve, ne ndihemi të ofenduar që na u ka lakuar emri, kurrë në jetë nuk jam ndi më i ofenduar, nëse akuzohemi pse jam dribluar 3 herë në ndeshje, ateherë do akuzohem çdo ndeshje. Unë nuk jam i pakalueshëm, gjatë tërë ndeshjes kam dhënë maksimumin, unë kam 6 muaj që s’kam marrë pagë, kam qenë me agjerim në fushë, m’u ka njollos emri për shkak se jam dribluar – unë nuk di, nuk po muj me paramendu këtë gjë”, tha Emini për emisionin Kampionët në Kanal10.

“Kerkoj nga krejt organet që mua dhe bashkëlojtarët të mos njollosemi. Nëse unë akuzohem që më ka dribluar dikush, mua më humb karriera, unë ha bukë nga kjo punë. Këtë e kam pune, tjeter s’kam”, vazhdoi ai.

“Shumicën e ndeshjeve në mes pjesëve hyn kryetari ynë, na motivon. Me leshu lojë, nuk na ka thënë askush. Deklaratën shtesë e kemi dhënë menjëherë në FFK. E kemi bë bashkë me dy lojtarët, por pas kësaj nuk jemi kontaktuar, as nga Prokuroria, as nga dikush i Federatës. Mezi s’po pres me reagu, që me m’dal emri i pastër. Kështu s’kam pa hala, që mu akuzu s’e te driblon dikush”, tha ai ndër tjerash.