Tahir Batatina ka qenë spektakolar mbrëmë në emisionin “Favorit” në T7.
Trajneri i Llapit i përmendi parregullsitë në futbollin kosovar, e mbi të gjitha padrejtësitë që po i bëhen ekipit të tij, për të cilin konsideron se referët ia mohuan 12 pikë.
E në fund, Batatina dhuroi spektakël me deklaratat për Granit Xhakën dhe për llapjanët e prishtinalitë.
Ndërsa, e bëri edhe një premtim LIVE në emisionin “Favorit”.
“Nëse më lënë ta fitoj titullin e kampionit, do të vij (në Favorit) me trofe, nëse nuk më lënë, nuk e di se çka të bëj”, deklaroi fillimisht Batatina.
“Nëse më lënë të bëhem kampion, me cilësi bëhem, po ju them sot. Nëse më lënë me u bë kampion për me cilësi, me lojë, ju garantoj, se i kam ndeshjet direkt me rivalët për titull, fare nuk ju frikësohem… nëse s’më lënë, s’më lënë, s’kam çka bëj, me u tranu nuk mundem”, përfundoi Batatina.