Aktualisht renditet në vendin e dytë me 71 pikë. Në pozitën e parë gjendet Manchester City me 73 pikë.
Pas ndeshjes së Leverkusenit të enjten ndaj West Ham United, mesfushori Granit Xhaka është shprehur se ish-klubi i tij, Arsenali, mund ta fitoj titullin në fund të edicionit.
“Shpresoj që po, shpresoj kështu sepse mendoj se ekipi, stafi dhe klubi meritojnë të fitojnë trofe. Ata janë shumë afër edhe këtë vit, si vitin e kaluar, por në futboll detajet e vogla janë ndryshimi dhe shpresoj që ta bëjnë këtë vit”, u shpreh Xhaka.
32-vjeçari theksoi se ende ka kontakte me stafin dhe me lojtarët e Arsenalit.
“Gjashtë ndeshje të mbetura në Premier League, ende një shans i madh për të fituar Premier Leaguen dhe u uroj atyre çdo të mirë. Unë jam ende duke i mbështetur ata, ende jam në kontakt me stafin dhe lojtarët dhe ende shikoj ndeshjet”, tha mesfushori i Leverkusenit.
Xhaka u bashkua me Bayer Leverkusen në verën e vitit të kaluar pas shtatë vitesh qëndrimi në Angli. Ai me Leverkusenin u shpall kampion i Bundesligës.