Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas përfundimit të kampionatit të Superligës në futbollin kosovar.

Ai foli për ecurinë e këtij kampionati dhe tha se Ballkani nuk ka qenë në element këtë vit për t’u bërë kampion.

“Titulli i kampionit është diskutuar. Në momentin që diskutohet nuk është dominant, por fitues. Ballkani ka gabuar dhe nuk ka qenë në element për të dalë kampion këtë vit. Mendoj se kemi qenë konkurrent i denjë i Ballkanit për titull të kampionit. Ne kemi lujt një kampionat fer, korrekt. Nuk kemi pasë aleanca, kemi lujt veç vet futboll”, tha Batatina në “Favorit” në T7.