Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury do të luftojnë në një rimeç më 21 dhjetor të këtij viti në Arabinë Saudite, raporton “TNT”.
10 ditë më parë, Usyk u bë kampion i padiskutueshëm i boksit në peshat e rënda pasi mposhti Furyn me pikë.
Usyk u bë boksieri i parë që mban katër titujt e mëdhenj të botës.
Boksieri ukrainas e mposhti Furyn pas 12 rundeve. Por rundi vendimtar ishte ai i nënti, në të cilin Usyk e rrëzoi britanikun.
Usyk dhe Fury ishin pajtuar që të ketë rimeç mes tyre. Në kontratë, muaji tetor ka qenë i paraparë për meçin e dytë mes tyre, por është zhvendosur më 21 dhjetor.