Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim njohës komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD) të KFOR –it kolonelin Massimo Mela.
Kryetari Veliu dhe koloneli Mela biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në ruajtjen e gjendjes së mirë të sigurisë.
Gjatë takimit Veliu vlerësoi rolin e KFOR- it në fushën e sigurisë, por edhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Ne vlerësojmë lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit si në vend, ashtu edhe në komunën tonë”, tha kryetari Veliu, duke potencuar kultivimin e raporteve korrekte dhe bashkëpunimin e mirë me KFOR-in. “Jam i bindur se këtë bashkëpunim të mirë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Veliu.
Komandanti i ri Detashmentit të Përbashkët Rajonal – Qendra (JRD) të KFOR- it, koloneli Massimo Mela shprehu përkushtimin e tij për ta ruajtur traditën e mirë të bashkëpunimit efikas mes Komunën e Podujevës dhe KFOR – it.
Koloneli Mela e ka zëvendësuar në krye të JRDC kolonelin italian Corrado Benzi.