Ka dështuar ceremonia për vendosjen e gurëthemelit të Shkollës së Mesme Ekonomike “Isa Boletini” në Podujevë.

Ekipi i Tëvë1 nga vendi i ngjarjes ka bërë të ditur se arsyeja e dështimit ka të bëj me mosardhjen e kryeministrit Albin Kurti, me arsyetimin e punimeve të rrugës në qytet.

Në këtë ceremoni është paraparë që përveç Kurtit të marrë pjesë edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Vënia e këtij gurthemelit ishte paraparë të nis nga ora 11:00 në kompleksin e shkollave të mesme, “Aleksandër Xhuvani” dhe “Fan S. Noli”.