Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, kanë rënë në prangat e Policisë edhe dy të dyahuar për grabitjen te pompa e derivateve “Veda Petrol” në Vushtrri. Katër persona po dyshohen të jenë përfshirë në këtë grabitje, që ndodhi më 1 qershor, në orët e para të mëngjesit.

Fillimisht janë arrestuar dy të dyshuarit e parë Mendim Munishi dhe Olt Zymberi, ndërsa tashmë janë kapur edhe dy të tjerët.

Sinjali ka mësuar se Taulant Pakashtica dhe E.P (i moshës së mitur) janë arrëstuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Burimet thonë se disa njësi policore kanë arritur që t’i ndalojnë të njëjtit dhe t’i shoqërojnë në stacion policor.

Gjatë intervistimit, të dyshuarit e kanë pranuar veprën dhe kanë zbuluar para hetuesve edhe detaje të tjera.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor, teksa rasti po vazhdon të hetohet për t’i identifikuar edhe personat e tjerë të përfshirë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.