Imami i njohur kosovar, Husamedin Abazi ka reaguar pas mbajtjes së “Paradës së Krenarisë” nga komuniteti LGBTQ+ ditën e sotme në Prishtinë.

Shumë figura politike e pjesëtarë të misioneve diplomatike në Kosovë morën pjesë sot në këtë paradë, e cila kishte moton për këtë vit “Kemi qenë dhe do të jemi”. Në krye të marshit ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

E imami Hysamedin Abazi, në reagimin e tij e quan “paradë të turpit”.

“Keni qenë dhe do t’jeni turpi i botës”, ka shkruar imami kosovar.

FOTO/ Husamedin Abazi, imam në njërën nga xhamitë e Prishtinës.