Sot rreth orës 12:15 minuta në afërsi të shkollës së mesme ekonomike “Isa Boletini” ka ndodhur një mosmarrëveshje mes një qytetari dhe një zyrtari të arsimit. Lajmin për portalin Llapi.info e ka konfirmuar Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi.
Sipas Bislimit, njësti policor në Podujevë sot rreth orës 12:15 minuta ka marrë një informacion për një mosmarrëveshje afër Sh.M.E. “Isa Boletini” mes një qytetari dhe një zyrtari të arsimit. Njësiti policor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe dy personat në fjalë i ka dërguar në Stacion Policor në Podujevë për të marrë deklaratat e tyre.
Bislimi për Llapi.info bënë të ditur se deri te mosmarrëveshja mes qytetarit dhe zyrtarit të arsimit kishte ardhur për shkaqe të shkollimit, duke mos dhënë detaje tjera për rastin në fjalë.
Me vendim të prokurorit rasti është dërguar në procedur të rregullt.
Llapi.info mëson se zyrtari i arsimit ishte profesor në Sh.M.E. “Isa Boletini”./Llapi.info