Mbi 70 aksidente trafiku kanë ndodhur në vendin tonë vetëm gjatë ditës së premte. Në të shumtën e rasteve, aksidentet po shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes. Kështu ndodhi edhe në fshatin Llukar, ku i dyshuar është një polic..

Siç ka mësuar Sinjali, zyrtari policor Devoll Oseku, derisa ishte duke drejtuar motoçikletën e tij në fshatin Llukar të Prishtinës, nga pakujdesia ka shkaktuar vetaksident.

Për pasojë, përveç dëmeve materiale, Oseku ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Polici i dyshuar për këtë aksident është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.