Screenshot

Një pjesë e rrugës te “Rruga B” është bllokuar nga Policia e Kosovës.

Nacionale ka parë se në vendin e ngjarjes janë zyrtarët policorë, një veturë e policisë dhe është vendosur shiriti për të ndaluar kalimin.

Nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë mesnatën e së shtunës.

Nacionale ka kontaktuar Policinë, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.