Kryetari i LDK-së në Podujevë, Ekrem Hyseni ka reaguar për keqqeverisjen në komunën e Podujevës, ku sipas tij, Bulliqi dhe qeverisja e tij ka vendosur të përfitojë edhe në objekte shkollore.

Hyseni ka thënë se një gjë e tillë u dëshmua edhe në rastin e shkollës “Isa Boletini”.

Postimi i Hysenit dhe adresimi i tij përmes videos:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

Sikur secili nga Ju, edhe unë jam i shqetësuar me një qeverisje të tillë.

Qeversije e cila të gjitha faqet e zeza është kah i bën, qeverisje që po e turpëron secilin nga ne.

Derisa sot do duhej të ishte ditë gëzimi për secilin nga ne, fatkeqësisht është ditë turpërimi. Sepse, Shpejtim Bulliqi në vend të interesit qytetar, vendosi interesin personal, vendosi të përfitojë edhe në objekte shkollore, siç u dëshmua me objektin e shkollës Ekonomike “Isa Boletini”, për çka vazhdimisht kemi ngrit zërin tonë si Lidhje Demokratike e Kosovës.

Shkolla që do duhej të niste pikërisht në këtë vend ku jam këtu, dy herë radhazi dështoi si rrjedhojë e keqpërdorimit dhe qëllimit të qartë të përfitimit të Shpejtim Bulliqit dhe njerëzve të tij.