Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Rrahmani pas ndarjes nga jeta të babait të dëshmorit të kombit, Agron Rrahmanit, Muharremit.

Daut Haradinaj ka thënë se pas rënies së Agronit, baca Muharrem qëndroi stoik.

“I përjetshëm kujtimi për ty Baca Muharrem Rrahmani!

Edhe pse humbja e djalit ishte e dhimbshme, ti vazhdove dhe qëndrove stoik për ta lartësuar edhe më shumë Agronin e grupit gueril të UÇK-së, që terrorizoi çetnikët serbë deri në frymen e fundit. Çmallu me djalë e shokë të djalit, o burrë i madh i Kosovës!”, ka thënë Daut Haradinaj.