Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se stacioni i autobusëve do të përurohet me 19 qershor.

Ai ka ndarë edhe pamje nga forma që e ka marrur ky objekt i ri.

Shkrimi i plotë:

🚏 Stacioni i Autobusëve me pamje moderne

👷👷‍♀️ Jemi në fazën përfundimtare të punimeve në Stacionin e Autobusëve, të cilin po planifikojmë të përurojmë më 19 qershor, në Ditën e Çlirimit të Podujevës.

🚍🚏Me ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve do të përmirësohen linjat e trafikut ndërurban dhe do të përdoret edhe për linjat e trafikut ndërkombëtar.

#vetëmpërpara✅