Screenshot

Massimo D’Alema, ish-kryeministër i Italisë në kohën e luftës në Kosovë dhe bombardimeve të NATO-së, ka evokuar një kujtim interesant rreth Ibrahim Rugovës.

“Shqetësimi i Klintonit ishte se pacifisti Ibrahim Rugova mund të flsite kundër bombardimeve të NATO-së. Më pas, nga një konferencë në Romë, Rugova falënderoi NATO-në që mbrojti popullin e tij, e kujtoj Klintonin që i thash, Bill duhet ta falënderosh Rugovën sepse unë nuk bëra asgjë për ta bindur atë”, tha ai, shkruan Nacionale.

“Jam i nderuar të jem këtu, në Prishtinë, të flas në këtë ngjarje në përkujtim të Ibrahim Rugovës.

Jam i nderuar të kujtoj këtë luftëtar dhe intelektual, me të cilin kisha mundësinë të diskutoja për vendin e tij.

Ishte një moment i vështirë, kohë e vështirë në konflikt.

Bombardimet e NATO-së kishin filluar, por nuk kishte shenja që Serbia do të dorëzohej dhe do t’i tërheqte trupat e do ta lejonte paqen në Kosovë.

Në Uashington, në një takim, mundësia e intervenimit të NATO-s ishte rritur”, tha ai.