Gazetari Çim Peka e ka publikuar një pjesë të një interviste të Edi Ramës nga viti 1994, në të cilën pretendohet se kryeministri aktual i Shqipërisë e quante Ibrahim Rugovën si “të poshtë” dhe “president kosovar të Sali Berishës”.

Sipas gazetarit të afërt me Partinë Demokratike në Shqipëri, Rama e lidhte ngushtë Rugovën me Berishën, ish-president i Shqipërisë.

“Edi Rama ne vitin 1994: Rugova eshte Presidenti kosovar i Sali Berishes, eshte i poshter dhe ne det futet me shall, etj….”, shkroi sot gazetari Peka.