Klubi i futbollit Llapi ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni për 5 vite në klubin AC Horsens që bënë gara në divizionin e parë të futbollit danez.
Marrëveshja me klubin AC Horsens është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor. Muhamet Hyseni në dy periudha kohore me Llapin, ka zhvilluar në total 80 paraqitje, 33 gola e 11 asistime. Në sezonin që sa po mbyllëm Hyseni u shpall golashënuesi më i mirë i Albi Mall Superligës me 26 gola të realizuar. Krahas 26 golave, ai kontribuoi edhe me 6 asistime, duke ndihmuar klubin të kualifikohet në raundin e parë të UEFA Europa League si nënkampion.