Screenshot

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, derisa në vendin e ngjarjes veçse janë grumbulluar forca të mëdha policore si dhe vetura të ambulancës.

Ende nuk dihet saktësisht se çfarë ka ngjarë, por se dëshmitar të rastit thonë të ketë pasur “gjuajtje mes vete mes dy grupesh”.

Dëshmitarë të ngjarjes po ashtu shtojnë të kenë dëgjuar më shumë se dhjetëra të shtëna armësh, derisa thonë edhe se kanë ikur nga vendi i ngjarjes.