Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prizren. Një burrë 41 vjeçar e ka therur me thikë vajzën e tij 21 vjeçare.

Pas kësaj 41 vjeçari është arrestuar.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se i dyshuari në momentin kritik ishte nën ndikim të alkoolit.

Bytyqi tha se viktima si pasojë e goditjes me thikë ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

“Më datën 14/06/2024 rreth orës 00:10 është raportuar se në Prizren, një i dyshuar (A.Sh 44 vjeç) pas një mosmarrëveshje nën ndikim te alkoolit e sulmon viktimën (E.Sh. 21 vjeç)– vajzën e tij duke e goditur me një mjet të mprehtë- thikë në regjionin e shpinës, viktima ka pësuar lëndime trupore sipas raportit mjekësor”, tha ai për Demokracia.com.

Sipas tij, prokurori i shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në tentativë’.

“Pas konsultimin e prokurorin kujdestar nga departamenti i krimeve të rënda i njëjti rekomandon të inicohet rast me vepër penale “Vrasje-në tentative”, i cili e lëshon aktvendimin mbi ndalim për 48 orë”, tha Bytyqi .