Të shtunën Kombëtarja Shqiptare do ta luaj ndeshjen e parë në kampionatin e sivjet europian që do të mbahet në Gjermani.

Ndeshja me Italinë do të gjej mijëra shqiptarë brenda stadiumit gjerman, e miliona të tjerë jashtë tij në mbështetje të kuq e zinjve.

Ndër ta janë edhe këta djelmosha nga Podujeva që jetojnë në Gjermani.

Në restorantin ‘Scala’ të llapjanit Nuhi Dema në Gjermani ata janë përgatitur ta mbështesin Kombëtaren Shqiptare.

Respekt për këta djem llapjanë 🇦🇱🇽🇰