Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar aktualisht në veri të vendit.

Aty është kapur një arsenal i armëve.

Kjo u konfirmua  nga zv.drejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

Ai deklaroi se ende nuk mund të flas për sasinë e armëve që janë gjetur në aksion të Policisë, deri në verifikim të tërësishëm të tyre.

“Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, tha Elshani për Gazeta Insajderi.

Aksione të ngjashme në katër komunat veriore ka pasur edhe në të kaluarën.

Gjatë ditës së djeshme sasi e madhe armësh u gjet në Zubin Potok, ku u arrestua një person.