Vdekja e Muharrem Gashit nga Podujeva, në vendin e shenjtë për myslimanët: Qaben, ka ngjallur jehonë të madhe edhe në mediat e huaja.

Miliona persona kanë marrë pjesë në varrimin e tij një natë më herët në Mekë.

E hoxha nga Podujeva, Xhevdet Havolli, i cili është në mesin e haxhinjëve llapjanë që po marrin pjesë këtë vit në Qabe, ka treguar për familjarët e Muharrem Gashit, se imami kryesor i Xhamisë së profetit Muhamed, është interesuar për të pyetur se kush është personi që ka ndërruar jetë në këtë vend të shenjtë.

Derisa, familjarët kanë ndarë edhe një video ku shihet Muharrem Gashi, duke i kaluar momentet e fundit në vendlindjen e tij, teksa është nisur për në Mekë