Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore.

Një i tillë ka ndodh pak më parë edhe në rrugën Gjakovë-Klinë.

Aksidenti është shkaktuar saktësisht në fshatin Mrasor, aksident në të cilin janë përfshirë dy vetura, mëson Gazeta Sinjali.

Aksidenti ka ndodh pasi njëra veturë e ka lëshuar shiritin dhe ka dalë në anë e kundërt të rrugës duke u përplasur me automjetin tjetër.

Siç mëson, Gazeta Sinjali, për pasojë janë lënduar shtatë persona, por që janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka dalë në vend të ngjarjes, por ende nuk e ka dhënë versionin zyrtar për aksidentin.