Kampionati Evropian do të vazhdojë edhe sot, me tri ndeshje që janë në program për t’u zhvilluar.
Ditën e sotme në fushë do të zbresin dy Kombëtare nga Grupi D dhe katër të tjera nga Grupi E.
Ndeshja e parë në program për t’u luajtur është ajo mes Rumanisë dhe Ukrainsë që zhvillohet në Munich me fillim nga ora 15:00.
Ndërkohë në Frankfurt me fillim nga ora 18:00 në fushë zbret Belgjika, një nga skuadrat favorite për të fituar “EURO 2024” dhe do të përballet me Sllovakinë.
E sigurisht që ndeshja më e rëndësishme e ditës së sotme do të zhvillohet në Dusseldorf me fillim nga ora 21:00.
Austria do të përballet me favoritin kryesor, Francën.