Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Gllamnik të Podujevë.

Llapi.info merr se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë goditur dy këmbësorë.

”Dy vetura janë aksidentuar dhe dy këmbësorë”, i ka thënë një burim Llapi.infos.

Të lënduarit nga aksidenti janë duke marrë trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Llapi.info do ju mbajë të informuar lidhur me këtë aksident.

/Llapi.info/